Sezoni është ende i gjatë, Inter është në garë në dy fronte, Serie A dhe Champions, për këtë arsye Simone Inzaghi ka nevojë për ndonjë afrim cilësor për të përmirësuar organikën e tij. Sigurisht, janari nuk ofron shumë, ndërsa merkato e Interit është e kushtëzuar nga largimet e mundshme. Drejtuesit e klubit zikaltër presin që nga Milano të largohet Alexis Sanchez. Për sulmuesin kilian ka disa oferta nga Arabia Saudite, largimi i tij i mundshëm do të krijonte një vend të lirë në fazën sulmuese, ndërsa do të kursenin edhe 2 milionë euro pagë sezonale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse Sanchez largohet nga Milano, atëherë drejtuesit e Interit kanë në tavolinë dy emra për ta zëvendësuar, dy të preferuar, Armando Broja i Chelsea dhe Martial i Man.United. Sulmuesi kuqezi është një profil që në Itali e njohin mirë pasi ndiqet prej kohësh nga Milan dhe Inter. Problem në këtë pikë mbetet kosto e këtij transferimi, me Chelsea që nuk e lë të lirë pas 30 milionë euro, kjo pasi për të ka oferta konkrete edhe nga Premier League.

Broja Pochettino
Broja Pochettino

Pavarësisht se emri i Brojës vijon të jetë prezent në tregun e transferimeve, vështirë të mendosh se Pochettino do ta lë të lirë pa pasur në fillim një tjetër qendërsulmues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb