Thirrjes për ndihmë për t’ju bashkuar Shqipërisë në këto ditë të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin më 26 nëntor iu përgjigj edhe Rumania, e cila dërgoi forcat e veta për kërkim-shpëtimit. Pas disa ditë qëndrimi në vendin tonë, ku dhanë kontributin e tyre, forcat e kërkim-shpëtimit rumun janë larguar sot nga Shqipëria. Ambasada e Rumanisë në Tiranë në bashkëpunim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla organizuan sot një ceremoni në bazën ajrore në Rinas për përcjelljen e 52 forcave të ermergjencës.

Numri dy i PS-së, Balla në fjalën e tij falenderoi Rumaninë dhe forcat e emergjencës për profesionalizimin dhe kontributin e çmuar që dhanë në operacionet e kërkim-shpëtimin nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: