Në programin “Gëzuar me ju” këtë të diel ishte i ftuar këngëtari i njohur i muzikës popullore Gentian Selfo së bashku me grupin Orkestrina e Gjirokastrës dhe Grupin e fëmijëve Studio Muzikore Fëminore Haxhi Selfo, të udhëhequra prej tij.

Gjatë bisedës në program Gentian Selfo foli për babanë e tij Haxhi Selfo, autor dhe kompozitor i mirënjohur, “Babi im ishte një njeri që ju dedikua botës fëminore, fituesi i disa çmimeve kombëtare. Ka marrë 7 çmime të para kombëtare. Njihet në mbarë Shqipërinë. Mundohem të eci në rrugën e tij”, tha ai teksa shtoi se instrumenti bazë që luante babai i tij ishte firzamonika, por që përdorte edhe disa instrumente të tjera.

“Gjirokastra heroinë”, është një nga këngët me të cilën Haxhi Selfo është vlerësuar me çmim dhe Gentian Selfo së bashku me grupin e kënduan në studio.

Muzika e bukur gjirokastrite shoqëroi gjithë mbrëmjen, ku disa prej këngëve që u interpretuan ishin, “Fustani i bardhë””, “Ku je rritur moj lastare”, “Xhinde e xhindosur”, “Në të bukurën Gjirokastër”, “Ç’u nisën krushqit e vijnë”, “Mike moj pse s’erdhe mbrëmë”, “Ç’u mbush mali plot me rrush”, “Prapa shtëpisë te fiku”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb