Trajneri i kombetares shqiptare Gianni De Biasi ka gati dy ftesa për në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Në valën e largimeve drejt Kosovës, strategu italian duket se nuk ka humbur kohë dhe ka afruar mesfushorin e Luzernës, Jamir Hyka në radhët e kuqezinjve.

Në një lidhje telefonike për ‘Supersport’, De Biasi vlerësoi se forma e mesfushorit ka ardhur në rritje në Zvicër.

“Shqipëria do të niset nga grupi që luajti në “Euro 2016″, por edhe nga lojtarë si Hykaj e Manaj. Hyka ka pasur një rendiment të shkëlqyer në Zvicër, ndërsa Manaj do të ketë mundësinë të luajë rregullisht dhe po rritet”,­ tha De Biazi.

Reagimi i tij vjen pas lajmit se Milot Rashica vendosi të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.
Për këtë të fundit tekniku shprehu keqardhjen duke thënë se e kishte planifikuar si pjesë të kuqezinjve në ndeshjet eliminatore. Gjithashtu, De Biazi zbuloi se emri tjetër që i bashkohet Kosovës është edhe Herolind Shala.

Duke folur për vështirësitë për ndeshjet e Botërorit, De Biazi tha se: “Do të jetë një fushatë shumë e vështirë se kemi Spanjën dhe Italinë
dhe vetëm një ekip kualifikohet”, tha trajneri.

Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala deklaruan dje se do të largohen nga kombëtarja kuqezi për t’iu bashkuar asaj të Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: