Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të premten dhe të shtunën, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të G20-s, që do të zhvillohet në Atlanta.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila konfirmoi se Lavrov do të kryesojë delegacionin rus në këtë takim.

“Lavrov do të kryesojë delegacionin tonë në takimin e ministrave të Jashtëm të G20-s”, deklaroi Zakharova për gazetarët.

Takimi në Atlanta do të mbledhë përfaqësues të vendeve të G20-s për të diskutuar çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb