Rusia shikon ende një mundësi për shpëtimin e marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian, deklaroi sot kreu i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov.

Arritur në vitin 2015 mes Kinës, Rusisë, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Iranit, kjo marrëveshje, e quajtur, Plaveprimi Global i Përbashkët (PAGC), është kërcënuar të prishet që kur Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme në vitin 2018, para rivendosjes së sanskioneve të rënda kundër Teheranit.

NË vitin 2019, Irani filloi një shkëputje graduale në përgjigje të këtij vendimi të SHBA-së.

“Ne jemi të bindur se një mundësi ekziston akoma për të rikthyer PAGC në një situatë të qendrueshme”, konfirmoi Lavrov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, gjatë një takimi në Moskë me homologun iranian, Mohammad Javad Zarif.

“Në çdo rast, ne, ashtu si miqtë tanë iranianë po bëjmë të pamundurën për këtë”, shtoi ai.

Nga ana e tij, Zarif, i cituar nga agjensia e lajmeve publike RIA Novosti, vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të luajtur nga Moska në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore iraniane.

“Marrëdhënia mes Moskës dhe Teheranit bazohen në respektin e ndërsjellë dhe do të sjellin paqe dhe stabilitet në rajon”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb