Ministri i Jashtëm rus tha se zyrtarët nga vendi i tij mund të marrin pjesë në ceremoninë e betimit për qeverinë e re të Afganistanit, nëse është gjithëpërfshirëse për të gjitha grupet etnike të vendit.

“Ne duam të mbështesim procesin e formimit të qeverisë nëse kjo qeveri pasqyron të gjithë spektrin e shoqërisë afgane, përfshirë talibanët dhe grupet e tjera etnike, jo vetëm pashtunët, si Uzbekët, Hazarët dhe Taxhikët,” tha Sergey Lavrov.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: