NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 qepë, 2 degë selino
2 karrota, 2 kunguj
2 patëllxhanë
250 gr krem kosi
200 gr djath guda
400 gr petë llazanje
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Për salcën:
3 thelpinj hudher
3 lgj vaj ulliri
600 gr pure domate
Borzilok, majdanoz
Gjethet e selinosë
Kripë, piper i zi

Përgatitja

Fillimisht presim perimet në kubikë me brinjë 1 cm me përjashtim të qepës që e grijmë imët.

Vendosim 4 lugë vaj ulliri në tigan, shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të zbutet. Më pas shtojmë perimet në kubikë dhe i kaurdisim së bashku për 5 minuta. I rregullojmë me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë kremin e kosit dhe djathin e picës të grirë hollë.

Në një tenxhere tjetër vendosim 2 lugë vaj ulliri, hudhrat e grira mesatarisht, dy lugë salcë domateje dhe purenë e domates të cilën e lemë të ziejë për 10 minuta. Në fund grijmë hollë gjethet e selinosë, majdanozin dhe borzilokun dhe e rregullojmë salcën me kripë dhe piper të zi.

Shtrojmë llazanjën në një tavë duke vendosur në fillim pak perime të cilat i mbulojmë me petë llazanje, më pas vendosim pak nga salca e përgatitur. Mbi salcë vendosim një shtresë me perime, petë llazanje, salcë, perime (mirë do të ishte tre shresa të tilla) në fund mbylljen e bëjmë me petë llazanje me pak salcë dhe djath pice të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lemë të pushojë tavën për 10-15 minuta, më pas e presim dhe e shërbejmë.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb