TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me burg 5 anëtarë të “Grupit të Zjarrit” në Lazarat të akuzuar për kundërshtim të forcave të policisë gjatë superaksionit të policisë në fshatin rebel që kultivonte kanabis në vitin 2014-të.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se njëri prej të dënuarve, Arbjon Aliko gjatë gjithë procesit tentoi të bënte një mbrojtje politike, duke akuzuar ish-kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi se ka persekutuar atë dhe gjithë fisin Aliko. Sipas tij, Didi e ka përndjekur dhe është kthyer të bënte zap fshatin Lazarat në shenjë hakmarrje për plagosjen në vitin 1998. Gjatë seancës Arbjon Aliko bëri akuza të forta edhe ndaj ish-minsitrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se policët e tij ua shisnin drogën trafikantëve.

“Artan Didi na ka përndjekur sepse jemi demokratë. U kthye në fshat për ta bërë zap. Unë i kam parë vetë se si ngarkoheshin blindat e policisë me drogën e Lazaratit dhe iu shitej të trafikantëve nga Tepelena”,- tha Aliko gjatë mbrojtjes së tij, siç mëson “BalkanWeb”

Përveç tij, edhe avokatët kërkuan pafajësi sepse, sipas tyre nuk ka asnjë provë që i lidh ata me ngjarjet e ndodhura në Lazarat.

VENDIMI I GJYKATËS, TENSION E FYERJE NË SALLË
Senca gjyqësore nuk zgjati shumë, siç raporton gazetarja Klodjana Lala, por u shoqërua me tension sharje e ofendime nga ana e lazaratasve. Kur gjyqtarja lexoi vendimin, të paktën dy prej të akuzuarve, mes tyre Arbion Aliko nuk pranoi ta dëgjonte në këmbë vendimin e gjykatës dhe u në bankën e të akuzarve duke hedhur shpesh akuza e fjalë fyese. “Ju jeni plehra” dëgjohej të thoshte ai nga kafazi i xhamit. Ndërsa në përfundim të procesit, një tjetër i dënuar u largua duke duartrokitur me ironi vendimin.

Arbion Aliko- i dënuar me 13 vite burg
Gurgaz Skënderi- i dënuar me 11 vite burg
Erik Skënderi- i dënaur me 10 vite burg
Beqo Brahimi- i dënaur me 8 vite burg
Alfred Proko- i dënuar me 10 vite burg

PLAGOSJA E ARTAN DIDIT
Gjatë një operacioni të policisë në Lazarat në vitin 1998 u plagosën 4 forca speciale, mes tyre dhe Artan Didi. Në vitin 1998, persona me armë bllokuan aksin Gjirokastër-Kakavijë. Policia ndërhyri për të liruar aksin rrugor, por persona të armatosur u përgjigjën duke hapur zjarr ndaj policisë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: