Anthony Martial është i destinuar të largohet nga Manchester United për shkak të kontratës së tij që skadon në fund të sezonit dhe e cila sipas të gjitha gjasave nuk do të zgjatet. Sipas asaj që u raportua nga La Gazzetta dello Sport, lojtari i është propozuar Interit për shkak se ka patur disa kontakte në të kaluarën, megjithëse për lojtarin një ide është edhe Juventusin, që kërkon një lojtar me këto karakteristika.

28-vjeçari ka luajtur vetëm 13 ndeshje në këtë sezon, ku ka realizuar një gol. Sulmuesi Martial u transferua në Manchester në vitin 2015, nga skuadra e Monacos.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb