Milan synon kualifikimin në gjysmëfinalen e Europa League, teksa aktin e parë ndaj Romës e ka humbur 1-0. Sulmuesi i kuqezinjve, Leao u shpreh i bindur për aftësitë e skuadrës.

“Ne jemi të emocionuar, do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Jemi të sigurtë se mund t’ia dalim mbanë. Ka gjithmonë shumë respekt për Romën, por ne do të shkojmë atje për të fituar. Nëse bëj një gabim, përpiqem të kthehem më i fortë, të mësoj nga gabimet e mia. Ishte shumë e rëndësishme për ne që të arrijmë vendin e dytë në kampionat, pasi na jep besim. Shpresoj të luaj mirë dhe të ndihmoj skuadrën. Edhe nëse nuk shënoj, e rëndësishme është fitorja. Kritikat? Kam nevojë për to që të rritem” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb