Tedi Cara është shqetësimi më i madh i Partizanit para “Final 4”. Kavajasi u dëmtua në derbin kundër Tiranës duke pësuar tërheqje muskulore të gradës së parë.

Kavajasi është në garë me kohën për të arritur të luajë në “Final 4”, teksa një opsion ishte edhe kurimi te fizioterapistja serbe, Mariana Kovaçeviç.

Në fund është vendosur që sulmuesi të trajtohet nga fizioterapistët e klubit me një program intensiv prej 2 seancash në ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb