Ledina Mandija do të jetë zv/kryeministrja e vendit të paktën deri në muajin shtator kur është edhe afati i krijimit të qeverisë së re. Ajo do të jetë drejtuesja e “Task Force” për monitorimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të 25 qershorit dhe do të ulet në krah të Edi Ramës në mbledhjet e qeverisë.

Qeveria teknike do të votohet në seancën e sotme parlamentare.

43-vjeçarja është një “njohje e vjetër” e kreut të ekzekutivit për shkak se ai e ka shkarkuar atë, menjëherë pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013.

Ledina Mandija ka mbajtur detyrën e Avokatit të Shtetit nga viti 2007 deri më 7 tetor 2013, kur kryeministri Edi Rama ka firmosur largimin nga detyra. Ledina Mandija ka doktoraturë në Juridik në Universitetin e Tiranës dhe të Gracit, Austri.

GSH.al zbardh sot padinë ndaj Ramës që Ledina Mandija ka dorëzuar në Gjykatën Administrative, ku ajo kërkon rikthimin në detyrë dhe dëmshpërblimin me paga për kohën që ka qenë pa punë.

ledina-mandija-index

Padia e Mandijës ka kaluar në një kalvar të gjatë dhe ka përfunduar edhe në Gjykatën e Lartë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/05/22/ekskluzive-edi-rama-e-shkarkoi-ajo-e-hodhi-ne-gjyq-sot-ledina-mandija-zgjidhet-zvkryeministre/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb