Kryeministri Edi Rama ka thënë që në këshillimin tjetër kombëtar, do të përfshijnë në mesin e pyetjeve, edhe atë për përdorimin personal të kanabisit.

Nëse qytetarët sipas tij do të kërkojnë që ajo të miratohet, një gjë e tillë do të ndodhë.

“Vitin tjetër do shtrojmë pyetjen, a doni të keni përdorimin vetja, në atë gramaturën e vogël. Unë skam opinion. Tani, jemi shumë të qartë, nëse do të thonë shqiptarët që përdorimi personal të lejohet, na vjen keq për të gjallët që kanë vdekur, por do e bëjmë”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb