Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës që në javën e parë, duke shënuar në përballjen e javës së pare të Premier Ligës ruse, aty ku  Rubin Kazan sfidoi Krasnodar.

Daku realizoi pas vetëm 12 minutash lojë, duke përfituar nga një asist i portierit të skuadrës së tij dhe duke finalizuar me qetësi. Goli konfirmon edhe një herë rolin e tij si pika kryesore e sulmit të Rubin Kazanit, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e hapur në këtë merkato. Megjithatë goli i Dakut nuk rezultoi deçiziv, kjo pasi sfidës e fituan miqtë me shifrat 1-3.

Ndërkohë, debutim ëndrrash edhe për Erald Maksutin me fanellën e Akhmat Groznit. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 78-të të sfidës ndaj Lokomotivës së Moskës dhe vetëm pesë minuta më vonë realizoi golin e barazimit 1-1, duke i siguruar ekipit të tij një pikë në javën e parë të kampionatit.

Për 22-vjeçarin shkodran, i transferuar këtë verë te Akhmati, është një nisje premtuese e aventurës së re në elitën e futbollit rus, pas paraqitjeve pozitive që pati sezonin e kaluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb