Kristjan Asllani duket gjithnjë e më pranë largimit nga Interi. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet e klubit zikaltër për sezonin e ri, ndërsa drejtuesit po punojnë për t’i gjetur një destinacion të ri.Për të vulosur gjithçka,  ka mjaftuar lista e lojtarëve të grumbulluar nga tekniku Chivu për turneun e Hong Kongut, aty ku Inter do të sfidojë Manchester City, Milan dhe Juventusin në miqësore. Emri I Kristjan Asllanit mungonte në këtë listë. Një sinjal i qartë ky se mes mesfushorit shqiptar dhe klubit milanez gjithçka ka përfunduar.

Sipas mediave italiane, Sassuolo ka shfaqur interes konkret për 24-vjeçarin dhe e konsideron atë një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mesfushës. Edhe pse Interi preferon një transferim përfundimtar, në këtë fazë opsioni më i mundshëm mbetet një huazim.

Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, por e ardhmja e tij pritet të jetë larg Milanos. Ditët në vijim mund të jenë vendimtare për të përcaktuar klubin ku mesfushori shqiptar do të vazhdojë karrierën, me Sassuolon që aktualisht duket në pole position për të siguruar shërbimet e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb