Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ emrat e 13 prej policëve të arrestuar mbrëmë në Durrës.

Në një operacion të ndërmarrë mbrëmjen e së enjtes në Durrës, SHÇBA njoftoi arrestim e 17 zyrtarëve të policisë dhe të pushtetit vendor. Bëhet fjalë për :

  1. Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze
  2. Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak
  3. Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze
  4. Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak
  5. Ermal Petova, OPGJ, Manze
  6. Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative, Sukth
  7. Nikollë Marku, OPGj, Manze
  8. Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës.
  9. Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak
  10. Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim)
  11. Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati,
  12. Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak
  13. Adem Lika , Ndërtues

Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme thuhej se këta efektivë dhe zyrtarë dyshohet se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut dhe akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.

Hetimi i SHÇBA zgjati disa muaj, me metoda speciale, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Durrës. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale: “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb