Duket qartë se Neymar nuk do të vazhdojë më të luajë për Paris Saint-Germain dhe dëshira e të gjitha palëve ëahtë që ai të largohet. Braziliani është i lidhur me një transferim në Barcelonë dhe PSG është lodhur me sjelljen e Neymar dhe dëshiron që një zgjidhje të gjendet në javët e ardhshme.

L’Equipe shkruan se ai nuk do të zhvillojë asnjë ndeshje tjetër në Parc des Princes dhe palët janë duke punuar për të zgjidhur të ardhmen e tij para datës 10 gusht.

Barcelona po mundohet të ulë koston duke ofruar Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho, por PSG kërkon vetëm para për lojtarin. Për më tepër, kampionët e Ligue 1 nuk duan që pagesa për lojtarin të ndahet por dëshirojnë që shuma e plotë të paguhet brenda kësaj vere. Çfarëdo që të ndodhë, Neymar do të vazhdojë të përpiqet të bëjë të pamundurën që të rikthehet në Camp Nou, por ai e di se nuk do ta ketë të lehtë.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: