Humbja e djeshme e Partizanit në derbi nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka nxjerrë zbuluar situatën e nderë që ekziston në klubin e kuq që me ardhjen e trajnerit Franko Lerda. Italiani, i cili që në seancat e para stërvitore u shfaq një karakter problematik, krijoi shpesh situata konfikti që degjeneruar në jo pak raste deri në kontakt fizik.


Në një prej situata të tilla, fill pas humbjes me Sherifin e Tirsapolit, Lerda nisi të ulëriste ndaj zëvendësve të tij, Mehmetit dhe Sakones, duke detyruar drejtuesit të largojnë nga skuadra ish-përgatitësin atletik të Napolit, ndërsa pak kohë më pas edhe Mehmeti pati të njëjtin fat, kur pas barazimit me Kukësin në “Selman Stërmasi”, u konfliktua fizikisht me Lerdën.


Ai që ka reaguar pas zhgënjimit të madh në derbi, ka qenë Korrado Sakone, që në Instagram, ka postuar dy shprehje në dialektin napoletan, por edhe me të sqaruara në italishten zyrtare, ku godet qartazi Lerdën, ndonëse nuk e ka cilësuar në asnjërin prej tyre.


Sakonee
Sakonee

“Scauzacani”, shkruan Sakone, që më pas sqaron “person i mjerë dhe profesionalisht mediokër”, ndërsa më pas “o’ciuço ce se crere cavallo se n’anddona quanno prova a zomba’ u fuosso”, duke dhnë njëkohësisht dhe shpjegimin e kësaj shprehjeje: “gomari që e kujtoi veten kalë, e kuptoi budallakëkun e tij kur provoi të kapërcente pengesën”. Më shumë se kaq…

Sakoneee
Sakoneee

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb