“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”.

Ishin këto fjalët e ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, pas përfundimit të ‘Prime-t’ mbrëmjen e djeshme në ‘Big Brother VIP 3’, kur banorët, teksa po konsumonin darkën, janë hasur në një deklaratë tronditëse.

Për këtë arsye, organizatorët e BBVP3, në bazë të rregullores, kanë lajmëruar se Klodian Duro duhet të lërë menjëherë shtëpinë e famshme, pasi dhuna në çdo lloj forme është e palejuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb