DURRËS- Një makinë tip Opel (Kjo që shihni në foto( sende të tjera si kacavida, çelësa dhe litarë iu janë gjetur grupit të grabitësve nga Tirana, aktiviteti i të cilëve ishte përqendruar kryesisht në zonat nga Kavaja në Përmet.
WhatsApp Image 2018-02-17 at 13.41.20
Të arrestuarit sot nga forcat e komisariatit nr.3 në kryeqytet në bashkëpunim me policinë e Durrësit, Ervis Berisha dhe Fatjon Loca nuk vepronin vetëm. Ata bashkëpunonin edhe me një femër, shtetasen A.S 30-vjeçe e cila po hetohet në gjendje të lirë nga policia.

Me anë të thyerjes së xhamave ata arrinin të futeshin në banesa, dyqane por edhe hotele, e merrnin prej aty oriendi të ndryshme disa prej të cilave iu janë sekuestruar edhe brenda banesës.

Policia thotë se nga kontrolli ka arritur t’ju gjejë:
• një mjet tip Opel që përdorej për transportimin e sendeve të vjedhura në banesa;
•një sasi parash;
• disa nga orienditë shtëpiake të vjedhura;
• mjetet që përdornin për kryerjen e vjedhjeve si: leva , kacavida, çelësa, litarë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb