Lojë fëmijësh për Bayer Leverkusen, me “aspirinat” që thyejnë me “poker” golash surprizën Dusseldorf duke siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Gjermanisë. Ekipi i Xabi Alonsos vijon ecurinë perfekte, janë në garë në të gjithë frontet për t’i bërë një mbyllje perfekte këtij sezoni spektakolar. Leverkusen gjeti golin e avantazhit që në minutën e 7-të me Frimpong, ndërsa në të 20-tën ishte Adli që finalizoi një kundërsulm të shpejtë duke dyfishuar shifrat.

Në të 36-të Wirtz përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së Dusseldorf duke realizuar edhe golin e tretë. Nuk kishte shumë histori as pjesa e dytë, me Leverkusën që gjeti edhe golin e katërt, teksa Wirtz u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kompletuar “pokerin” e golave.

Yy
Yy

Në finale, Leverkusen do të përballet me surprizën e madhe të këtij edicioni, Kaiserslauten, “hirushja” e futbollit gjerman, një ekip që po lufton për mbijetesë në kategorinë e dytë, por nëse fiton në finalen e Kupës së Gjermanisë mund ta shoh vetën në Evropë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb