GJERMANI- Ministri i Brendshëm i Gjermanisë thotë se ai nuk përjashton mundësinë e pezullimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë në zonën e Shengenit. Thomas de Maiziere tha BBC se ai ka mbështetur Marrëveshjen e Shengenit, por tashmë thotë se ajo mund të jetë “në rrezik”.

De Maiziere gjithashtu i bëri thirrje Britanisë që të pranojë më shumë emigrantë.

Gjermania pret të marrë 800 000 aplikime për azil vetëm këtë vit, shumë më tepër sesa shtetet e tjera të BE-së.

Çfarë është Marrëveshja e Shengenit?
“Natyrisht Britania ka një rol të veçantë, por ajo nuk është pjesë e zonës Shengen”, tha De Maiziere, duke shtuar “Por të gjitha vendet e BE-së duhet të bëhen më të vetëdijshme për përgjegjësitë e tyre”.

Zona Shengen përbëhet nga 26 vende evropiane, kryesisht të BE, të cilat kanë hequr kontrollet kufitare dhe kanë përcaktuar rregullat e përbashkëta mbi azilin.
Por De Maiziere thotë se marrëveshja e Shengenit po rrezikohet, pasi vendet anëtare nuk luajnë të njëjtin rol në shqyrtimin apo pranimin e kërkesave.

“Në qoftë se askush nuk i qëndron ligjit, atëherë Shengeni është në rrezik, kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë urgjente për një zgjidhje evropiane,” tha ai. Komentet e tij vijnë në një kohë të cilën një zyrtar i BE-së i quajtur “Kriza më e keqë e refugjatëve që prej Luftës së Dytë Botërore”.

Agjencia kufitare Frontex ka thënë disa 340 000 emigrantë kanë mbërritur në vendet e BE vetëm gjatë këtij viti, shumica e të cilëve kanë udhëtuar në mënyra të rrezikshme, me gomone drejt Italisë dhe Greqisë.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb