Lëvizje në Policinë e Shtetit. “BalkanWeb” mëson se Gazmend Demrozi është emëruar shef i Komisariatit të Kavajës, ndërsa Emiljan Pashaj emërohet specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.

Gjithashtu lëvizje janë raportuar edhe në Mirditë e Kukës. Bëhet me dije se Behar Caka emërohet shef Komisariati në Lezhë, ndërsa në Mirditë vendoset Paulin Çupi dhe në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta.

Sakaq Dritan Meta emërohet shef i komisariatit në Laç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: