Policia Rrugore ka publikuar raportin një javor sa i përket masave të marra ndaj drejtuesve të mjeteve.

Gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 17 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet, pa patentë, apo nën efektin e drogës apo alkoolit.

Njoftimi:

🚔📆 Bilanci Javor i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (31.03-06.04.2024):
🚔 17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:

• 8 të dehur në timon
• 3 pa leje drejtimi
• 1 nën ndikim narkotikësh
• 1 i proçeduar në liri pa leje drejtimi
• 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit
• 2 për korupsion aktiv
• 1 për trafikim mjetesh

📊 Janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë. Ndër to përfshihen:

• 152 për xhama të zinj
• 522 për tejkalim shpejtësie
• 404 për parakalim të gabuar
• 523 për përdorim celulari gjatë drejtimit
• 812 për mosvendosje të rripit të sigurimit
• 516 për mosvendosje të kaskës
• 908 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
• 35 për mosrespektim të sinjalit “Stop”
• 96 për sjellje të gabuar të këmbësorëve
• 8495 për qëndrim të gabuar
• 839 për masa të tjera

🛑 48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.

🚗 Bllokimi i 44 automjeteve, ku përfshihen:

• 7 me targa të huaja për verifikim
• 34 për detyrime të palikuiduara
• 1 për mungesë dokumentacioni
• 12 të spostuara me mjet ngritëse

Përgjegjësia dhe siguria në trafik janë prioritet për një shoqëri. Të qëndrojmë të informuar dhe të kujdesshëm!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: