TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas lëvizjeve të Kryeprokurores së re Arta Marku brenda Prokurorisë së Përgjithshme, konkretisht me zëvendësimin e Rovena Gashit me prokurorin Arqile Koca.

Ai thotë se Rama nisi atë që pritej dhe se tashmë sipas tij kontaktet për Tahirin me partnerët do i mbajë vetë ai. Salianji parashikon se Tahiri do dalë i pafajshëm.

“Kamikazi Rama, si Prokuror i Përkohshëm, nisi atë që pritej.  Emëron në Drejtorinë për Marrëdhënie Juridiksionale me jashtë, kandidatin tjetër të Ramës që ishte pjese e farsës për zgjedhjen e PPP.
Tani kontaktet për Tahirin me partnerët do i mbajë vetë Rama!
Tani qartësohet plotësisht fillimi i vitit të ri; Prokurori Rama e parcelizon dhe prokurorinë siç ka ndarë shtetin dhe administratën, emëron kukullat e veta.
Tahiri del i pafajshëm dhe pritet si hero në PS dhe prokuroria është arma e Ramës për të goditur kundërshtarët brenda dhe jashtë partisë!”, shkruan Salianji.

Salianji fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb