ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia në Taranto të Italisë, pasi është kapur me 4 kg heroinë.

Në pranga ka përfunduar 32-vjecari shqiptar Edson Fejzo, i cili kishte fshehur në makinën e tij tip ‘Opel Meriva’ 8 pako me 4 kilogram heroinë të pastër e cila në tregun me pakicë kap vlerën prej 100 mijë eurosh.

Gjatë sinjalit të policisë për të ushtruar kontroll në makinë, shqiptari ka shtuar shpejtësinë  dhe përplasur makinën e policisë në tentativë për t’u larguar.

Më pas ai ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të ikë në këmbë, por është arrestuar nga policia.

T4g5rbfbv

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb