Robert Lewandowski ishte për shumë vite shtylla e Bayernit. Me golat e tij, sulmuesi polak udhëhoqi bavarezët drejt sukseseve të mëdha.

Kjo verë nuk ishte e zakonshme, pasi bomberi e kishte vendosur që të largohej dhe të ndërronte destinacion. Klubi kampion i Gjermanisë ushtroi presion me kontratën por më kot, pasi tashmë “divorci” ishte i pashmangshëm.

Tifozët e Bayern Munchen nuk e kanë kapërdirë akoma kalimin e tij te Barcelona. Sot Lewandowski u kthye në Mynih për të marrë gjërat personale, por hasi në thirrjet dhe provokimet e lojtarit të 12-të të ekipit të Bundesligës.

Disa e ofendonin, disa e shanin, sakaq kishte nga  ata që thonin: “Hala Madrid”. Si duket, tifozët e Bayernit kanë harruar kontributin e jashtëzkaonshëm të 33 vjeçarit me atë fanellë.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: