Robert Lewandowski plotësoi numrin e kartonëve dhe tashmë Komiteti i Garave mori vendimin për sulmuesin. Lojtari polak do të mungojë një ndeshje, teksa bëhet fjalë për takimin ndaj Cadiz me 13 prill.

Lajmi i mirë ka të bëjë me faktin se Leëandoëski do të mund të luajë në El Classico ndaj Realit, ndeshje kjo e programuar 8 ditë më pas.  Lewa është aktivizuar deri më tani në këtë seozn të La Liga në 28 ndeshje, ku ka realizuar jo pak por 13 gola, ndërsa ka dhuruar 8 asiste.

 (J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: