Polonia kaloi në fazën me eliminim direkt pas 36 vitesh, por nuk arriti të bënte më shumë ndaj Francës, teksa e eliminoi. Lewandowski me shokë arritën objektivin minimal e vendosur para nisjes së Botërorit, kalimin e grupit.

Për këtë arritje që në startin e Katar 2022, Kryeministri i vendit Mateusz Morawiecki kishte vënë në dispozicion të kombëtares polake 6.4 milionë euro, për t’u ndarë mes lojtarëve dhe stafit teknik. Por menjëherë pati polemika, pasi stafi teknik pretendoi 20% të shumës krahasuar me 10% që ishte rënë dakord.

Por edhe mes lojtarëve kishte kërkesa të ndryshme. Lewandowski me disa të tjerë mbështetën idenë e një shpërndarje në pjesë të barabarta. Ndërsa një pjesë e mirë e titullarëve preferuan një llogaritje të bazuar në minutat e luajtura.

Në mes ka hyrë edhe pakënaqësia e Federatës për shumën e vogël të akorduar nga qeveria, sipas saj, për këtë arritje të Polonisë. Dhe në fund, duke parë gjithë këto polemika, asnjë nuk do të përfitojë, federata polake vendosi që këtë shumë ta investojë në infrastrukturë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb