LEZHE
Një kamionçinë është përplasur me një motor, në aksin rrugor Lezhë-Milot duke lënë të plagosur 2 persona.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Treshit.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të.
Ndërkohë forca të shumta policie janë të pranishme në vendin e ngjarjes ku edhe po hetojnë shkaqet e mundshme të aksidentit.
(BalkanWeb)