Euro-deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në Twitter tha se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave prej një kohe të gjatë.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave që një kohë të gjatë. Ne jemi të bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian si bashkë-ligjvënës do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Cramon në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb