Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se libri është miku më i mirë i njeriut. Meta shprehet se Rilindja në mënyrë tragjike ka orientuar të rinjtë drejt veseve dhe kafeneve, duke zbrazur kështu bibliotekat e libraritë.

“Partia e Lirisë ka një plan konkret për të mbështetur shtëpitë botuese dhe të gjithë krijuesit”, shprehet Meta.

Postimi i kryetarit të PL, Ilir Meta:

Libri është dashuri e madhe e të gjitha kohërave dhe padyshim miku më i mirë.

Është tragjike që “Rilindja” në këto vite i ka orientuar të rinjtë drejt veseve dhe kafeneve, duke zbrazur bibliotekat, libraritë dhe duke i dëbuar nga Shqipëria.

Megjithatë kurrë nuk është vonë t’u kujtojmë fëmijëve dhe të rinjve se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit i ftoj të gjithë të rinjtë të rikthehen fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe realizimin e ëndrrave në Atdheun e tyre, që me objektivin tonë madhor do të ketë 4 milion shqiptarë plus.

Partia e Lirisë ka një plan konkret për të mbështetur shtëpitë botuese dhe të gjithë krijuesit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb