Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka lëshuar një dekret për të formuar një gjykatë për zgjidhjen e çështjeve të mundshme në lidhje me çështjet zgjedhore.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raporton se Abbas urdhëroi formimin e gjykatës nën udhëheqjen e një gjyqtari të lartë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Naser Al-Deen.

Bazuar në dekretin e presidentit Abbas, zgjedhjet legjislative janë planifikuar të mbahen më 22 maj, zgjedhjet presidenciale më 31 korrik dhe ato të Këshillit kombëtar më 31 gusht të vitit 2021.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb