Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve Spanja fitoi kundër Anglisë me rezultatin 2-1, duke u kthyer nga disavantazhi prej një goli. “Tre Luanët” zhbllokuan rezultatin pas një kundërsulmi të shpejtë me golin e Marcus Rashford në minutën e 11-të, pas asistit nga Luke Shaw. Epërsia e anglezëve zgjati vetëm dy minuta. Rodrigo ktheu një top të mirë për Saul Niguez, i cili e dërgoi në rrjetë në minutën e 13-të. Në minutën e 32-të Spanja përmbysi rezultatin me anë të Rodrigo. Në pjesën e dytë Anglia bëri përpjekje për të ndryshuar rezultatin por nuk e gjeti golin e barazimit. Në minutat e fundit të ndeshjes “Tre Luanët” bënë presion të madh në portën kundërshtare, por mungoi konkretizimi për të shënuar. Edhe pse gjyqtari i ndeshjes dha 9 minuta shtesë, nuk pati gol tjetër. Në fakt, anglezët e dërguan topin në rrjetë përmes Danny Welbeck, por goli u anulua për ndërhyrje të palejuar në dëm të portierit spanjoll. (o.k/BalkanWeb)

https://www.youtube.com/watch?v=fGRZvI4ai0s

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb