Rezultatet e ndeshjeve të dyta në grupin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve kanë nxjerrë kuqezinjtë të vetëm në krye dhe në kontroll të plotë të fatit të tyre në pjesëmarrjen në Ligën C.

Kuqezinjtë kanë avantazh prej dy pikësh ndaj Finlandës me të cilën ndeshen në fundjavë dhe mund ta shfrytëzojnë për të fituar grupin, që do u jepte bonuse të rëndësishme kuqezinjve në rrugën drejt Europianit 2028.

Edhe superkompjuteri i “Football Meets Data” në simulimet e ndeshjeve të mbetura, sheh tashmë Shqipërinë të çojë në 72,4% shanset për të fituar grupin, në krahasim me 62,6% që kishte deri pak ditë më parë. Ngjitja nëpërmjet vendit të parë apo play-off, ka kaluar nga 75% në 82,9%, duke e bërë kështu thuajse të sigurt praninë e Shqipërisë në edicionin e ardhshëm në Ligën B.

Fitorja e grupit ka dy bonuse shumë të rëndësishme për Europianin 2028. I pari sepse garanton minimalisht praninë në play-off të turneut. Ndërsa i dyti është se duke fituar grupin, Shqipëria do të kishte të sigurt pjesëmarrjen në vazon e tretë në shortin që do të hidhet për kualifikueset e këtij turneu. Vendi i dytë në grup, e zbret automatikisht Shqipërinë në vazon e katërt e padyshim ia bën më të vështirë rrugëtimin.

sdffsdsfdsfdsdfsfdsfd

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb