TIRANE

Një nga kërkesat e studentëve shqiptarë që dolën masivisht në protesta ishte edhe anulimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, që qeveria thotë se e ka të pamundur ta vërë në zbatim, pasi një gjë e tillë kërkon kohë.

Por pavarësisht kësaj, studentët e Inxhinerisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës kanë ndërmarrë një nismë ligjore për shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë me anë të mbledhjes së firmave.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se peticioni që po firmoset sot tek Inxhineria dhe Arkitektura, aty ku mori jetë edhe protesta studentore, pritet të përhapet në të gjitha Fakultetet e tjera.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb