POGRADEC- Avokati Altin Goxhaj lihet i lirë. Ai u arrestua dje në Udënisht pasi kundërshtoi shembjen e një ndërtese trekatëshe nga INUK.

Mësohet se Goxhaj u la i lirë në mesnatë, ndërsa do të gjykohet në gjendje të lirë.

Goxhaj ishte zgjedhur avokat nga Azem Brahaj, pronari i ndërtesës trekatëshe, i cili sëbashku me 20 familjarë u ngujuan dje në godinën që do shembej. Familjarët kundërshtonin shembjen e bar-restorantit nga INUK-u për shkak të kompensimit të ulët.

Në momentin që FNSH-ja ka ndërhyrë për t’i nxjerrë nga godina, ka hasur edhe në kundërshtimin e avokatit Goxhaj.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb