Edmond Bego do të qëndrojë në burgun e Korfuzit në pritje të kërkesës për ekstradim nga autoritetet italiane. Ai u dërgua këtë të hënë në Korfuz nga Igumenica ku u arrestua në 17 gusht teksa kthehej për në Shqipëri nga ishulli ku bëri pushimet me familjen. Arrestimi i tij është kryer për llogari të shtetit Italian, pasi sipas policisë greke, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë).
Sipas policisë greke në momentin e ndalimit, 48 vjecari kishte një pasaportë me emrin e ndryshuar në Mond Bega dhe me anë të këtij dokumenti kishte kaluar nga Shqipëria për në Korfuz.
Për të njëjtën cështje që policia greke arrestoi biznesmenin, ai është arrestuar edhe vite më parë në Shqipëri, asokohe nën emrin Manoli Bega.

Ishte 24 dhjetori i 2009 kur drejtoria kundër krimit të organizuar në Tiranë e arrestoi në kryeqytet.
Në njoftimin e policisë 9 vite më parë nënvizohej fakti se i arrestuari Manoli Bega, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë njihej dhe me disa emra të tjerë si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Gjithashtu në njoftimin e policisë së dhjetorit 2009 thuhej se i arrestuari ishte i përfshirë në një organizatë kriminale ku bënin pjesë edhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, ndërsa ai ka qenë përcaktues në mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinimin e aktivitetetit dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës, si dhe organizator për shpërndarjen dhe administrimin e parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Sipas vendimit të gjykatës Italiane Bega ishte dënuar në Torino në vitin 2008 me 21 vite burg për akuza të rënda. Për shkak të rrethanave lehtesuese p[rokuroria italiane ia reduktoi dënimin në 11 vite burg. Më vonë Manoli Bega përfitoi nga amnistia ulje dënimi, dhe sipas përllogaritjeve duhet të vuantë përfundimisht vetëm 7 vitë burgim.
Gjykata e Lartë në Shqipëri në 2010, e njohu vendimin e gjykatës italiane dhe ia konvertoi atë në 4.4 vite burg. Bego qëndroi në qeli më pak se 3 vite burgim.
Sipas ligjeve greke, afati për pritjen e kërkesës nga Italia ëshët 10 ditë. nëse rudhri i arrestit është në fuqi, atëherë Bego ekstradohet drejt Italisë dhe duhet të përballet me drejtësinë atje. Nëse ky urdhër ka rënë, Bego lirohet me vendim të kryetari të gjykatës së Apelit në Korfuz dhe krthehet në Shqipëri. Nëse bëhet fjalë për të njëjtin vendim, lirimi ka shumë gjasë të ndodhë për shkak se ai vendim i marrë ndaj tij në Itali është njohur nga gjykata shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: