Prej tre javësh vijon protesta dhe revolta e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Aktivisti Olgert Rakipllari, i ftuar në “News24 Fundjavë” ka deklaruar se ka pasur përpjekje për të përçarë protestën, por kjo protestë do të vijojë paqësisht.

“Kurrë më parë nuk ka ndodhur një protestë e tillë, po i japim shembuj gjithë botës, që edhe me protesta paqësore mund të arrihet fitorja. Fakti që diaspora po na bashkohet masivisht tregon se ne do t’ia dalim. Jemi çdo ditë edhe më shumë dhe nuk do të arrijnë të na përçajnë. Hamzatë i kemi pasur gjithmonë mes nesh, por ne bëhemi më të fortë e më të bashkuar.
Ka edhe intimidime dhe kërcënime, por për të gjithë që kanë milituar në parti, duhet të bëhen me popullin, ky është një moment historik. Vjen një ditë e duhet të kthehesh në anën e duhur të historisë.
Pushteti dhe opozita duan një 21 janar, por edhe pse jemi me mijëra ne kemi protestë paqësore, po japim leksion qytetarie, nuk kishte një mbeturinë në shesh.
Duhet të jesh në shesh e të kuptosh si u shkëlqejnë sytë rinisë. Ne do ta fitojmë këtë revolucion paqësisht, kemi vëmendjen gjithmonë e më të madhe të mediave ndërkombëtare”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb