Në pritje të debutimit të tij, Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë për disa ditë. Ylli argjentinas u rikthye sot në shtëpinë e vjetër në Castelldefels me gruan e tij, Antonellan dhe fëmijët për t’i kaluar disa ditë para se të rikthehet në stërvitje të hënën.

Futbollisti i PSG-së nuk iu bashkua ekipit për ndeshjen e sotme ndaj Brest në transfertë dhe pritet që të luajë disa minuta në xhiron e ardhshme, ndaj Reims.

Messi u largua këtë verë nga Barcelona pa dëshirën e tij apo të klubit, por për shkak të kushteve të këqija financiare të katalonasve. Ai më pas vendosi t’i bashkohej ekipit francez, Paris Saint-Germain për dy vitet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe të një viti tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb