Lionel Messi ka thyer rekordin e gjatë të Gerd Mullerit për më shumë gola të shënuar për një klub, në pesë ligat kryesore evropiane.

Superylli i Barcelonës shënoi golin e tij të 366-të në fitoren e katalanasve (4-2) kundër Real Sociedad.

Argjentinasi realizoi nga gjuajtja e lirë duke kaluar legjendën gjermane, i cili i ka shënuar 365 gola me Bayern Munich, shkruan tg.

Ish-futbollisti gjerman e kishte vendosur rekordin e tij gjatë kohës kur luante për bavarezët, në periudhën 1964-1979, ndërsa golat e tij i ka shënuar në 427 ndeshje të La Ligas.

Messi ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke shënuar 16 gola dhe duke dhuruar tetë asistime në kampionatin spanjoll.

Fitorja e Barcelonës ndaj Real Sociedad bëri që Blaugranët të mbajnë distancë prej nëntë pikësh nga vendi i dytë, Atletico Madrid dhe 19 pikë larg Real Madridit.

Argjentinasi dhe bashkëlojtarët e tij akoma nuk kanë humbur këtë sezon, pavarësisht se nga klubi u largua Neymar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: