TIRANE- Pas lirimit të Ermal Hoxhës nga burgu, vjen reagimi nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha tha me ironi se Hoxha u lirua për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsi Ramës, pasi sipas tij ky i fundit ishte drejtues i laboratorit të kokainës në Xibrakë.

“Ermal Hoxha u liria për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Ai ishte drejtuesi i Xibrakës. Por nuk ka mizë nën kapele. Edhe Saimir Tahiri u vërtetua se kishte dalë nga Mali i Zi për në Itali, i jep mbështetje politike. Rama është arkitekti i trafikut të drogës në Xibrakë. Tahiri dhe Xhafaj kanë prova për trafikun e Olsi Ramën. Ish-ministri dhe ministri e mbajnë peng vendin” tha Basha.

Ermal Hoxhës u dënua për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë, ndërsa doli nga qelia pas lirimit me kusht pas i kishin ngelur edhe 1 vit e 6 muaj burg.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb