TIRANE- Pas lirimit nga burg të Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, vjen një reagim nga ish-ministri Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manjani ironizon vendimin e gjykatës për lirimin e Ermal Hoxhës, i dënuar për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Reagimi i Manjanit
Çfarë mjeshtrash!
Bëri çështje publike Tërmetin që i këndoi Enverit. Ndërkohë, Ermali nipi i Enverit, doli nga burgu. Pa u ndjerë…
Në ditën e fillimit të shkollës vuri në zbatim tarifën e rrugës së Kombit. Vetë fliste nga shkolla “Kosova”, ndërsa Kosovarët paguanin për të hyrë në Tiranë…

Mjeshtra propagande!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb