Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë për të hënën seancën e verifikimit të kushteve të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

ajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosprania fizike e Kajmakut në seancë.

Në sallën e gjyqit, avokati i ish-kryebashkiakut ka pretenduar se deri pasditen e djeshme Kajmaku ka qenë në spital.

Ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar shpallje të moskompetencës dhe dërgim në Gjykatën e Apelit. Kujtojmë se një ditë më parë Gjykata e Apelit liron ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i arrestuar ditën e martë, pasi u paraqit në një spital për probleme shëndetësore pas 8 muajsh arrati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb