TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sërish me akuza në drejtim të qeverisë “Rama’, ndërsa këtë herë në qendër të sulmit të tij është vendimi i Gjykatës së Fierit për të liruar me kusht ish-deputetin Mark Frroku.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha thekson se ‘Forca e krimit’ ka korrur një tjetër fitore skeptakolare, siç është sipas tij lirimi i Frrokut. Mes të tjerash Berisha ironizon Ramën, ndërsa e cilëson atë ‘Kryegjykates, kryeprokurori, kryekushtetues’.

REAGIMI I BERISHËS
“Forca e Krimit” korr nje fitore spektakolare te re!
Kryegjykatesi, kryeprokurori, kryekushtetuesi Edvin Kristaq Droga nen moton ‘poshte ligji’ dha sot verdiktin e tij!
– Ai vendosi sot ne gjykaten e Fierit lirimin nga burgu te mikut te tij besnik Mark Frroku, i cili eshte i denuar 12 vjet per vrasje nga Gjykata e Apelit, Brukselit.
– Shtojme ketu se Saimir Trafiku, me urdher te Rames fshehu per 8 muaj mandat arrestin e Frrokut te derguar nga interpol.

Kete fitore e noterizoi menjehere Fatzi Xhafa!
Ne narkoshtet, narkoset po brohorasin “poshte, ligji rrofte Edvini”! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: