Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është pritur me shqetësim nga ndërkombëtarët.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se aktorët ndërkombëtarë po ndjekin me shqetësim procesin dhe po kërkojnë të njihen me dokumentacionet përkatëse.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vijojë dënimin e mbetur në shtëpi.

Shkak për vendimin u bë një raport i mjekësisë ligjore që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur.

Kështu Saimir Tahiri rifiton lirinë pas gati 16 muajsh në qeli. Dënimin e mbetur do ta kalojë në shtëpi dhe sipas vendimit të Gjykatës, mund të lëvizë nga banesa vetëm “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare kur Shërbimi i provës është dakord”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb