TIRANE- Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatët për deputetë. Afro 1700 individë janë propozuar nga më shumë se 27 mijë qytetarë në aplikacionin on line, në faqen zyrtare të PD dhe afro 1500 propozime kanë ardhur nga baza demokrate gjatë një procesi që zgjati 3 muaj dhe përfundoi pak para protestës së opozitës më 18 shkurt.

Kryetari i Partisë Demokratike ka ngritur një grup pune, i cili prej dje ka nisur punen në terren ne kontakte me strukturat e PD dhe me faktorët e komunitetit, për të siguruar të dhëna sa më objektive rreth kandidatëve potencialë të PD. Ky proces synon në evidentimin e kandidatëve me përfaqësues në bazë të integritetit, aftesivë dhe reputacionit të tyre në komunitet.

Burimet nga PD bëjnë të ditur se anetarët e grupit të punës janë përcaktuar jashtë konfliktit të interesit, dhe se në rast kandidimi, asnjëri prej tyre nuk do të garojë në qarkun ku janë angazhuar këto ditë në këtë proces.

Bëhet e ditur se përberja dhe ndarja e grupit të punës është si vijon:
Shkodër-Edi Paloka
Lezhë-Arben Ristani
Kukës-Dhurata Cupi
Dibër-Ervin Salianji
Durrës-Florjon Mima
Elbasan-Albana Vokshi
Fier-Flamur Noka
Berat-Tritan Shehu
Korçë-Edmond Spaho
Vlorë-Grida Duma
Gjirokastër-Gent Strazimiri
Tiranë-Aldo Bumçi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: