Kryetari i PD, Lulzim Basha ka garantuar se gratë që ai ka përfshirë në listë nuk do i përdor si makijash.

Gjatë konferencës pë shtyp, Basha i është përgjigjur Ramës lidhur me akuzat e këtij të fundit për përfshirjen e grave në listat e PD.

PËr Bashën gratë në PD janë garancia për ndryshim, dhe ai gjithashtu shton se nuk i ka përdorur kurrë gratë pasi nuk është kulturë e tij familjare si prind, bashëshort dhe bir nëne.

 

”Ju keni mbuluar dhunimet barbare që i janë bërë grave shqiptare. Si policia nuk guxon të marrë deklaratat në Fushë-Krujën e kriminelëve Rraja. Se si gra kanë humbur vendin e punës prej bindjeve politike, mijëra të tjera prej korrupsionit të Ramës

Jeni dëshmitarë si i ka përdorur e flakur gratë shqiptare. Gratë janë pasuria më e çmuar, e them si djalë nëne, baba dhe bashkëshort. E thashë dhe në 8 mars.

Pa ju dhënë fuqi, grave, nënave, vajzave. Vendet e pabarazisë gjinore shpesh përdorin truket. Gratë shqiptare nuk i besojnë, as unë nuk i besoj.

Unë nuk do i përdor kurrë si makijazh. Nuk është ky formimi im as si fëmijë, në raport me nënën time, as si bashkëshort, prind, koleg.

Nuk është kjo kultura ime familjare. Është Shqipëria Europiane, dhe kjo do të thotë se gruaja dhe burri shqiptar të ndihen të barabartë kudo ndodhen. Tek vendi i punës, ku vazhdon pabarazia pavarësisht prej letrave. Deri tek përdorimi i grave në politike për t’u fshehur nga fytyra kriminale, tmerri monstruoz që është qeveria në ikje.

Gratë në listën e PD, përfaqësojnë këtë raport e familjen, shoqërinë, dhe janë garanci për ndryshim, jo për t’i bërë makijazh një politike që e ka zhytyr Shqipërinë në pabarazinë më të thellë. Një nëne që i ikën fëmijët në emigracion, nuk shtron dot tavolinën, apo nuk e sheh dot bashkëshortin kur mbyll qepenin, apo nuk ble dot këpucë për fëmijët që ta çojë në shkollë.

Mbi to rëndon dyfish fatura e mjerimit. Ndaj dhe gratë në listën e PD, janë shprehje e solidaritetit dhe ndryshimit. Se ndryshimi në fatin e tyre, Rama i keqpërdori.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: