KOSOVË-Lista serbe e ka vlerësuar si jo serioze dhe të turpshme deklaratën e deputetit në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiç, sipas të cilit Aleksandër Jabllanoviç duhet të japë dorëheqje morale nga posti i ministrit.
“Jo serioze, e turpshme dhe krejt e papranueshme është kur ata që nuk kanë pasur asnjë fije morali derisa kanë qenë pjesë e Qeverisë së Kosovës të flasin se si duhet të veprojnë moralisht ministrat aktual”, thuhet në një deklaratë të Listës Serbe.
Rashiç ka deklaruar në media ditë më parë se Jabllanoviç duhet të japë dorëheqje morale.
Siç thuhet në deklaratën e Listës Serbe, gjatë mandatit kur Rashiç ka qenë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë mbetur të pazgjidhura problemet sociale të qytetarëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb